Aksident në Podujevë, shtatë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Podujevë, si pasojë e të cilit janë lënduar shtatë persona

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në fshatin Lluzhan të Podujevës, njofton policia.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar  shtatë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe gjenden nën përkujdesje të  stafit mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.