Edhe një Çerdhe e re do të fillojë të ndertohet së shpejti në komunen e Suharekës.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Suharekës z.Muharremaj “E financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do t’i ketë kushtet moderne dhe hapsirë të mjaftueshme, që fëmijët të rriten dhe edukohen me standarte të larta”, ka thënë në fund, kryetari Muharremaj.
Ky është postimi i plotë :
Çerdhja e re për fëmijët e komunës sonë
Punimet e ndërtimit të Çerdhes së re, do të fillojnë së shpjeti.
për t’a parë nga afër projektin dhe vendin se ku do të ndërtohet ky institucion ka shkuar edhe kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj.
Ai, gjatë vizitës në terren u shpreh:
Për Çerdhen e Fëmijëve në Qytetin e Suharekës do të fillojnë punimet ditëve në vijim”.
“E financuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do t’i ketë kushtet moderne dhe hapsirë të mjaftueshme, që fëmijët të rriten dhe edukohen me standarte të larta”, ka thënë në fund, kryetari Muharremaj.