• 16/06/2021
Digiqole ad

Humb jetën një punëtor nga Prizreni në vendin e tij të punës në Suharekë

 Humb jetën një punëtor nga Prizreni në vendin e tij të punës në Suharekë

Sot rreth orës 13:45 ka humbur jetën aksidentalisht një punëtor nga Prizreni i cili ishte duke punuar në Suharekë. I ndjeri teksa ishte duke punuar dyshohet se pati kontakt telat e tensionit të lartë të energjisë elektike, konfirmon për TV Prizreni, zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai njofton se viktima më pas është transferuar në Spitalin e Prizrenit, me ç’rast është konstatuar vdekja e tij në ora 15:25 minuta.

Zëdhënësi Osmanollaj, tha se, lidhur me rastin janë duke u marrë organet përkatëse.

Sipas disa burimeve, viktima është i moshës 50 vjeçe.

TvPz

Digiqole ad

Të ngjashme