Mustafa e cilëson Kurtin frikacak, thotë se e dinte se s’do të kishte “thika mbi tavolinë” në Uashington

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ka qenë i bindur se në Uashington nuk do të diskutohej për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu e kanë ditur që në Shtëpinë e Bardhë s’do të flitej për ndarje.

“Mendoj se ka qenë e qartë edhe për z. Kurti, edhe për znj. Osmani, se nuk ka ndarje”, ka deklaruar Mustafa.

“Apo, të shprehem me gjuhën e Kurtit, që s’ka thika mbi tavolinë”, ka thënë Mustafa në T7