Kryetari publikon fotografi duke “shtruar kubëza”: Qytetarët e Suharekës, i vërsulen me komente negative

Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, qytetarët ia kanë bërë “bajat” publikimin e fundit të tij, ku ai u shfaq duke vendosur kubëza së bashku me kompaninë në një rrugë lokale


Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, dje ka bërë një fotografi publike ku është shfaqur duke punuar së bashku me disa punëtorë të tjerë në ndërtimin e rrugës.

Kompania e cila shihet në fotografi me kryetarin Muharremaj, është “I.Seferi”, që vjen nga fshati i njëjti i kryetarit, pra nga Gjinoci.

Për shtrimin e rrugëve me kubëza Muharremaj ka marrë edhe shumë kritika nga qytetarët, ku edhe kanë thënë se nuk bën të shtrohen rrugët me kubëza vetëm pse kompanitë që i prodhojnë ato janë nga Gjinoci.

“Ndihmojë vetë mos bën dëm se neve në Reqan na myti uji prej pune që e ka bërë komuna keq”, ka thënë njëri nga komentuesit.

Të tjerët janë shprehur se janë harruar fare nga komuna, përkundër që Muharremaj kishte dhënë premtime të mëdha për ta.

Më poshtë keni disa komente të qytetarëve, ku shprehen të shqetësuar me cilësinë e punimeve dhe me mos mbajtjen e premtimeve të kryetarit.

Kujtojmë që ditë më parë Metro ka raportuar edhe për disa punime shumë të dobëta në Savrovë të Suharekës, punime këto që ishin duke u kryer po nga kompania e bashkëfshatarëve të Muahrremajt, “I.Seferi”.

Mirëpo pas raportimeve të Metros, komuna kishte intervenuar dhe kishte sanuar disa dëme.

DN