Çka ndodhi me kosovarin që vrau me kallashnikovë gruan dhe vajzën

Është shtyrë për të hënën shpallja e aktgjykimit për të akuzuarin Pjetër Ndrecaj i cili akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë̈”, si dhe “mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”.

Ndonëse ishte paraparë të mbahej këtë të premte, kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së transportit, për të sjellë të akuzuarin nga burgu e deri tek Gjykata Themelore në Gjakovë.

Këtë e kanë konfirmuar nga kjo gjykatë të cilët edhe kanë treguar se shpallja e aktgjykimit është shtyrë për datën 14 shtator.

Pjetër Ndrecaj, akuzohet se me 7 gusht 2018, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij V.N. dhe vajzën e tij të mitur K.N. Ndrecaj u gjykua nga fillimi pasi ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 25 vite burgim dhe e Apelit, me burgim të përjetshëm, vendime që u hodhën poshtë nga Gjykata Supreme, e që ktheu procesin në fillimi.

BS