VRET ME GURË BASHKËFSHATARIN PAS NJË SHERRI NË MESNATË,ARRESTOHET 51VJEÇARI

Policia në Peqin ka arrestuar një 51 vjeçar pasi ky i fundit ka goditur me gurë një bashkëfshatar. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin

Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbëritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”. /TCH