FFK kërkon të largohen fushat me bari sintetik

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë mbajtur takim me përfaqësuesit e klubeve të Superligës, derisa është diskutuar shtyerja e edicionit të ri futbollistik, shkruan Gazetasheshi.com.

FFK tashmë prej kohëh ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e kampionatit, mirëpo për shkak të situatës me “COVID-19” në Kosovë, Ministria e Shëndetësis ende nuk ka dhënë ‘dritën jeshile’ për startin e sezonit.

Gjithashtu në këtë takim klubet janë dakorduar që ndarja e të hollave nga drejtat televizive të bëhet në mënyrë të barabartë, ashtu siç ka qenë edhe në edicionet e kaluara.Ndër të tjerash është diskutuar edhe për klubet që ndeshjet i zhvillojnë në terren me bari sintenik, teksa është propozuar që ato të zëvendësohen me bari natyral.

Për fillimin e sezonit 2020/21 dhe ndeshjen finale të Superkupës do të merret vendimi më vonë nga Komiteti Ekzekutiv