Një person është arrestuar pasi që kishte penguar dy zyrtarët e KEDS-it, të cilët ishin duke ç ‘kyçur nga rryma elektrike njësorin e të dyshuarit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:20, në Fushë Kosovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte penguar dy zyrtarët e KEDS-it, të cilët ishin duke ç’ kyçur nga rryma elektrike njësorin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
/Telegrafi/