LIGA UNIKE – REAGON PRESIDENTI THAQI

Në Tiranë është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për themelimin e Ligës Unike të Basketbollit në mes të Shqipërisë dhe Kosovës dhe kjo marrëveshje është mbështetur e përshëndetur edhe nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në llogarinë e tij në facebook, Thaçi ka postuar një fotografi simbolike, që përshkruan marrëveshjen e nënshkruar si dhe ka shkruar “Liga Unike e basketbollit – një hap i natyrshëm dhe i shumëpritur”, transmeton Insajderi.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte pjesëmarrës edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa nga Kosova ishte ministrja Dumoshi.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e federative, Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Avni Ponari, kryetar i Federatës Shqiptare të Basketbollit./Insajderi.com.