Rrahje masive, lëndohen katër persona

Gjashtë persona janë arrestuar, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizkisht katër persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:10, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/