Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshuar në Fushë Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte tentuar të hyjë me forcë në shtëpinë e një femre shtetase e Maqedonisë së Veriut, përcjell “Zëri.info”.
Pas intervenimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rastin i cili ka ndodhur dje në orën 07:50 në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës e ka quajtur sulm seksual.