Rreqethese drama e madhe qe ka kaluar e mitura 13-vjecare, e perdhunuar prej nje muaji nga 46-vjecari Blerim Bizgjoni, me te cilin familjet kishin lidhje krushqie.
Ngjarja ka ndodhur ne banesen e te arrestuarit, i cili duke perfituar nga miqesia me familjen e vajzes, e ka marre ate ne shtepine e tij, me pretendimen per perkujdesje, duke qene se edhe vajza e tij ishte thuajse moshatare.
Para dy vitesh vajza me familjen e saj shperngulet nga fshati Cezme e Madhe ne Verdove.
Detajet jane bere te ditur gjate rrefimit te dhimshem qe ka bere vete vajza pasi ka denoncuar abuzimin dhe dhunen seksuale qe eshte ushtruar ndaj saj.
Rrefimi
Mesohet se autori pasi mori vesh para dy vitesh qe ishin shperngulur ne Verdove ku banonte edhe ai, meqe ishin krushqi e larget ky kishte shkuar dy- tri here per vizite ne familjen e te mitures.
Pastaj kishte marre edhe dy tri here te atin e goces ne pune dhe pasi ishin njohur mire i kishte thene prinderve te saj, qe vajza e tyre mund te qendronte te shtepia e tij meqe kishte vajzen e vet thuajse moshatare.
Me kalimin e kohes ky kishte filluar e kishte ngacmuar me fjale.
Me vone kishte filluar ta prekte ne vende intime deri sa ne diten e Kurban Bajramit ai e kishte nxjerre gocen ne ballkon dhe i kishte thene qe kryenin marredhenie seksuale.
Pas asaj dite e kercenonte se nese do tregonte ai do ta vriste.