Gjatë ditës së djeshme një femër nga fshati Nakaradë, në Fushë Kosovë, ka raportuar në Polici se ish-bashkëshorti i saj ia mori telefonin dhe portfolin me 5 euro.
Viktima thotë se ish-bashkëshorti i saj ia bëri këto nën kërcënim të armës.
Pas kësaj, ai është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet.
“Fsh. Nakaradë, Fushë Kosovë 12.09.2020-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se nën kërcënim të armës ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i ka marr telefonin dhe portofolin me 5€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
BS