Pozat provokuese të Melindës nga pushimet në Shqipëri

Reperja e popullarizuar shqiptare, Melinda Ademi, ka nisur disa ditë jo-produktive në Shqipëri.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga një milion fansa në Instagram, ka ndarë me ndjekësit imazhe e video të ndryshme nga pushimet e saj.

Së fundmi, ajo solli një koleksion imazhesh në bikini ku thekson linjat e bujshme trupore.

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

“E dua Shqipërinë”, ka shkruar krahas fotografive.

Artistja e shumë hiteve vjen në formë të mahnitshme dhe tanimë shquhet për fizikun atraktiv dhe format tërheqëse.

Komplimentet pranë fotografive nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit e këngëtares 24 vjeçares.

Telegrafi