Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar disa fotografi brenda një shkolle, para fillimit të vitit të ri shkollor.
Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që të respektohen masat anti-covid, të vendosen maskat, të respektohet distanca dhe të mbahet higjiena.
Mësimi nëpër shkolla fillon këtë të hënë, pas gjashtë muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë.
Mësimi do të nisë në dy faza, e para fillon nesër më 14 shtator, ndërkaq tjetra më 21.