“Nesër fillon viti i ri shkollor 2020/2021. Ky vit ndryshe nga vitet e tjera fillon me dy javë vonesë dhe me përgatitje më specifike për shkak të virusit Covid-19.” Ka shkruar në ‘Facebook’ Suka.
Ky është postimi i plotë:
Urime viti i ri shkollor!
Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër
Nesër fillon viti i ri shkollor 2020/2021. Ky vit ndryshe nga vitet e tjera fillon me dy javë vonesë dhe me përgatitje më specifike për shkak të virusit Covid-19.
Në një situatë të tillë përveç angazhimeve të zakonshme pedagogjike e teknike për përgatitjen e fillimit të vitit shkollor janë dashur edhe përgatitje shtesë në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër, nga nesër duhet të marrim disa përgjegjësi plus nga vitet tjera. Angazhimi ynë duhet të jetë i përbashkët dhe i vazhdueshëm në respektimin e masave dhe rekomandimeve nga institucionet tona shëndetësore dhe në të njëjten kohë na duhet angazhim i përbashkët e i vazhdueshëm për përmbushjen e synimeve dhe rezultateve që kemi për këtë vit shkollor.
Urime dhe suksese për secilin prej Jush!
Urim SUKA