Kryetari Muharremaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit në ditën e parë të mësimit
Në ditën e parë të fillimit të mësimit në këtë kohë pandemie, kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka vizituar disa nga Shkollat e këtushme dhe me këtë rast ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit sa ma të mbarë dhe të suksesshëm:
Të nderuar mësimdhënës dhe prindër
Të dashur nxënës
Me sfida të shumta do ta fillojmë një vit të ri shkollor, dhe me masa e kujdes të shtuar.
Uroj që ky vit shkollor të jetë i mbarë dhe i suksesshëm.
Sot i kam vizituar disa shkolla dhe kam vërejtur se ekziston bashkërendimi i stafit edukativo-arsimor, prindërve dhe organet përgjegjëse për arsim.
Besoj dhe uroj që gjithçka të ec mbarë.
Bali Muharremaj