Kryetari i komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj ishte musafir i Ministrit te Shëndetësis z.Armend Zemaj, këtë e ka bërë të ditur vetë i pari i Suharekës përmes një postimi në ‘Facebook’ .
” Sot me Ministrin e Shëndetësisë z.Armend Zemaj u takuam dhe biseduam për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe për bashkëpunimin në projektet e ardhshme. Biseduam edhe për projektin “Shtëpia e të Moshuarve” që do të bëhet së shpejti. Na u premtua që do të ketë përkujdesje dhe angazhim për personel mjekësor, ku aty do të ofrohen shërbime shëndetësore për të moshuarit.” U shpreh Muharremaj
Ky është postimi i plotë:
Sot me Ministrin e Shëndetësisë z.Armend Zemaj u takuam dhe biseduam për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe për bashkëpunimin në projektet e ardhshme.
Planifikohet për vende të reja pune në disa drejtime.
Ata do të ofrojnë mbështetje për Kujdesin Parësor Shëndetësor në Suharekë.
Në konkursin e fundit për shkollim specialistik do të pranohen edhe kandidatë nga komuna jonë për specializim në Mjekësi familjare, Biokimi klinike, Gjinekologji & Obstetrikë, Pediatri.
Biseduam edhe për projektin “Shtëpia e të Moshuarve” që do të bëhet së shpejti.
Na u premtua që do të ketë përkujdesje dhe angazhim për personel mjekësor, ku aty do të ofrohen shërbime shëndetësore për të moshuarit.
Bali Muharremaj