Paralajmëron Grenelli: Trumpi së shpejti viziton Kosovën

Emisari special amerikan, Richard Grenell, ka thënë se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejt Kosovën dhe rajonin.

Megjithatë Grenelli shton se ende nuk është vendosur ndonjë datë.

”Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë për vizitë”.

”Ende nuk kemi një datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë, zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenelli.

President Donald Trump speaks during a news conference at the White House in Washington, Thursday, Sept. 10, 2020. (AP Photo/Susan Walsh)

Ndërsa ka folur për një radio serbe në Chicago, Richard Grenelli, thotë se SHBA-ja nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës e Beogradit zyrtar, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vetë ato.

”Të gjithë tani janë të fokusuar në politikë, përderisa ne jemi të fokusuar në ekonomi”.

”Duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur të tjerët, pasi u fokusuan në aspektin politik”.

Këto komente të Grenellit vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA, me ndërmjetësim të presidentit Donald Trump.

Më 4 shtator,  dy vendet nënshkruan marrëveshje ekonomike ndëmjet veti, por këtu u përfshi edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës me Izraelin.