Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në Lipjan. Si pasojë e aksidentit, një i ri ka vdekur, raporton Gazeta Express
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka deklaruar se vetura është përplasur me një shtyllë të betonit.
“Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Rusinovc – Shalë ka ndodhur një vetaksident trafiku, ku një veturë për shkaqe akoma të pasqaruara ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të betonit. Në këtë aksident është lënduar rëndë një person i cili nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran”, ka deklaruar Ahmeti.
Ajo tha se policia po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit.
“Me hetimin e rrethanave se si ka ardhur deri te ky aksident po merren njësiti i trafikut”, shtoi Ahmeti.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes:
GE