Lulzim Kolgeci – futbollist i sakrificave në Gjeneratën e Republikës

Lulzim Kolgeci – futbollist i sakrificave në Gjeneratën e Republikës

Ka qenë punë e madhe të jesh sportist në vitet e 90-ta sepse çdo ditë je përballur me kërcënime nga pushtuesi serb. 

E para, sportistët shqiptarë të Kosovës, u dëbuan nga stadiumet dhe palestrat sportive. 

E dyta, pushtuesi serb kishte shtuar presionin dhe kërcënimet ndaj çdo sportistit shqiptar që zhvillonte garat në kuadër të Republikës së Kosovës.

E treta, secili sportist kur është nisur nga shtëpia, u dashtë të mendoj me të keqen: Do të maltretohet në punktet e milicisë së regjimit serb, do të rrihej apo do të merrnin në bisedë informative, e aq më keq edhe mund të përfundonte prapa grilave!     
Lulzim  Kolgeci i takon Gjeneratës së Republikës.

Ai ka qenë ndër lojtarët në të mirë dhe që ka sakrifikuar shumë për futbollin. Kolgeci me gjithë shantazhet dhe kërcënimet që i vinin nga pushtuesi serb, ai nuk e ndaloi asnjëherë veprimtarinë por me mijëra sportistë e sportiste vazhduan rrugëtimin deri në fund, duke i zhvilluar garat në ara dhe livadhe!

Ai sot është krenar që në kohërat më të vështira ka mbrojtur ngjyrat e klubit të Suharekës (Ballkanit), dhe po ashtu që sporti i Kosovës tash e një kohë po garojnë në garat zyrtare evropiane, botërore dhe olimpike.

BS