Sekretari i LDK-së i përgjigjet Bali Muharremajt

“Unë kam publikuar të dhënat e dala nga Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020, mbështetur nga USAID-i Amerikan. Ky vlerësim është bërë për të gjitha komunat e Kosovës dhe në bazë të metodologjisë së tyre komuna jonë ka rezultuar si mos më keq.Ndërsa Bali Muharremaj përpiqet të mashtroi me të dhënat e rrugës Bukosh-Reqan, të dhëna të përpunuara nga “ISDY” në bashkpunim me “Balkan Tender Whatch”, bazuar nga publikimi i tij.” Ka shkruar ne ‘Facebook’ Sekretari i LDK-së

Ky është postimi i plotë:

Paska reaguar ( mashtruar ) Bali Muharremaj!

Unë kam publikuar të dhënat e dala nga Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020, mbështetur nga USAID-i Amerikan. Ky vlerësim është bërë për të gjitha komunat e Kosovës dhe në bazë të metodologjisë së tyre komuna jonë ka rezultuar si mos më keq.
Ndërsa Bali Muharremaj përpiqet të mashtroi me të dhënat e rrugës Bukosh-Reqan, të dhëna të përpunuara nga “ISDY” në bashkpunim me “Balkan Tender Whatch”, bazuar nga publikimi i tij.Unë vazhdoj të besoj në vlersimet e bëra nga USAID-i, para çdo prapagande tjetër.
Nuk ka si të jetë ndryshe.
Politikat mashtruese nuk mund të jenë transparente. Si të tilla duhet ndëshkuar.
Ora e ndryshimit po afron!⏰
Urim SUKA