“Gashi i kerkon Osmanit të gjej kompromis”

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëndega Studençan, njëherit përkrahës i flakët i kryeparlamentarës znj.Vjosa Osmani, z.Feim Gashi ka kërkuar nga Osmani që të gjejë kompromisë me LDK-në në mënyrë që të mos largohet nga LDK-ja.


“I bëjë thirrje Vjosa Osmani-Sadriut, që mos t’a bëjë hapin e ngutshëm dhe të pa menduar mirë e mirë, që të dal nga LDK- ja për të formuar iniciativa apo parti të re, se vetëm të bashkuar mund t’ja dalim në qfarë do sfide.” Është shprehur Gashi në një postim në ‘Facebook’. Tutje Gashi ja shtuar se “LDK nuk është parti ditore, por është parti shtetë formuese, dhe me tradit 30 dhjetë vjeqare, e në veqanti e profilizuar”.

Ky është postimi i plotë

Si anëtarë i kryesisë së LDK-së nëndega Studençan- Komuna Suharekë.
I bëjë thirrje Vjosa Osmani-Sadriut, që mos t’a bëjë hapin e ngutshëm dhe të pa menduar mirë e mirë, që të dal nga LDK- ja për të formuar iniciativa apo parti të re, se vetëm të bashkuar mund t’ja dalim në qfarë do sfide.
LDK nuk është parti ditore, por është parti shtetë formuese, dhe me tradit 30 dhjetë vjeqare, e në veqanti e profilizuar.
Edhe një herë ju bëjë thirrje Vjosa Osmani-Sadriut, edhe pse jeni shkarkuar nga pozita e Nënëkryetarës së LDK-së në qendër, në mënyrën ma të keqe, për të cilën LDK kurrë nuk e ka pas tradit, po ju ende jeni në LDK dhe këshillin e përgjithëm, ju kërkoj që me qëtësi urtësi dhe gjakëftohtësi edhe pse jeni e lënduar thellësisht, vërtet ju kërkoj të ndaleni e të mendoni edhe njëherë mirë, që të t’a gjeni sa më shpejtë që është e mundur rrugën e kompromisit dhe të pajtimit brenda LDK-së, e cila rrugë besoj që është shumë më e mirë, jo vetëm për ju Vjosa, por edhe për të gjithë ne si popull dhe elektorat i qmuar i LDK-së, kurse rruga tjetër e mos afrimit apo e mospajtimit do të dalim të lënduar të gjithë, e në veqanti tri shkronjat e arta të LDK-së, të arkitektit të pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës.

Me respekt Feim Gashi Studençan- Suharekë.