Vdes një femër, bie në bunar

Një femër ka humbur jetën, pasi në rrethana të panjohura ka rënë në bunar.

Rasti ka ndodhur dje në qytetin e Vushtrrisë, njofton policia.

“Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, njofton policia.

Telegrafi/