MAJMUNI VODHI TELEFONIN E NJË BURRI, BËN ‘SELFIE’ SHUMË QESHARAKE

Një majmun vodhi telefonin e një burri, dhe vazhdoi punën e tij duke bërë disa foto shumë qesharake, njofton Insajderi.

Zackrydz Rodzi u zgjua të shtunën në mëngjes kur kuptoi se telefoni i tij po mungonte, raporton BBC. Burri, nga Batu Pahat, Johor, tha se nuk kishte “asnjë shenjë grabitjeje” ndërsa kërkonte me ngulm telefonin e tij.

Të Ddelën pasdite, babai i 20-vjeçarit vuri re një majmun jashtë shtëpisë së tyre. Duke thirrur edhe një herë telefonin e tij, Zackrydz dëgjoi të kumbonte “nga xhungla disa hapa përtej kopshtit të pasmë” dhe zbuloi pajisjen me baltë poshtë një palme.

Nga atje, ata menduan se kamera mund të përmbajë fotografi të grabitjes ose hajdutit; Zackrydz hapi galerinë “dhe bum, ishte plot me foto majmunësh”, tha ai.