Ky është postimi plotë i Ministrit Zemaj :
Nga 664 testime sa janë bërë brenda 24 orëve, raste pozitive janë 43 .
Kjo dëshmon më së miri se me angazhimin e të gjithëve në përgjithësi por të Ministrisë së Shëndetësisë në veçanti është duke u bërë e pamundura që virusi të menaxhohet dhe asesi të mer këmbë.Ndërsa komiteti tashmë pas vlersimeve të veta profesionale konstaton se bazuar në situatën aktuale, Spitali i Vushtrrisë duhet t’i kthehet punës normale, pacientët e shtrirë si të konfirmuar dhe të dyshuar me Covid, transportohen brenda 3 dite, gradualisht në Klinikën Infektive në QKUK. Transporti i pacientëve nga Spitali i Vushtrrisë fillon nga dita e sotme.Po ashtu janë bërë edhe përgatitjet e nevojshme për rifillim të punës në ambulancat specialistike në ShSKUK.