U rrita duke besuar në suksese, çdo herë e kisha mision të bëja diçka për qytetin tim.
Asnjëherë nuk e kam vendosor në dilemë përballjen, edhe pse përballja shpesh herë ishte sfiduese.
Kosova, vendi që më dha të gjitha,
Ballkani, klubi i futbollit që më dha krahët se si përmbushet ëndrra e të rinjëve tanë.
Dashamir të sportit,qytetarë të Republikës, e ndjejë në thellësinë e shpirtit që lojtarët e Ballkanit në sezonin 2019/20 të cilët dhanë djersë në fushë për të arritur sukseset,sot mund të ndjehen pak sa të zhgënjyer me epilogun e këti sezoni.
Jemi me ta në çdo zhgënjim eventual, e ndjej edhe përkushtimin e lojtarëve të klubit tim Ballkanit,që ky epilog është një zhgënjim nga ana e tyre për të prezentuar vlerat në garat evropiane, por mbi gjitha lojtarët tanë janë të vetëdijshëm që ky zhvillim i bënë shumë më shumë më të fort e përgjegjës para qytetarëve të Suharekës e po ashtu edhe të Republikës për të dhënë më të mirën në sezonin e ri 2020/21.
Tani ne na duhet sinergji e të gjithë futbollistëve që patën atë hidhërim, mirëpo atë hidhërim duhet t’a kthejnë në forcë në përballjet që na presin,duke kaluar çdo interes personal apo grupor.Tani ne, nga një mision që kishim për Ballkanin na duhet të arrijmë në këtë fazë, që me punë, misionin t’a shëndrrojmë në qëllime për arritjen e titujve, tituj që na munguan në momentet e fundit. Ndoshta për disa mund të jetë edhe utopike!, por të kthehemi pak tek zhvillimi i sportit në Kosovë.
Rasti i Majlindës e shumë sportistëve tjerë me suksese vetëmohuese të jenë rruga që ne si klub t’a kemi s’bashku edhe me klubet tjera që të dëshmojmë kualitetin që kemi si Komb në arenën ndërkombëtare.Sakrifica , mundi, guximi dhe gatishmëria janë vlerat që na kanë përcjellur si klub gjatë kësaj faze,por ne do i kultivojmë edhe më shumë duke dëshmuar se ne mundemi dhe i’a dalim
Sot të gjithë bashkëvendasëve,tifozëve Suharekas i përkulem për respektin që më dhanë për gjatë kësaj kohe,që zemrat e tyre rrahën me shpejtësinë e përbashkimit për suksese.
Lojtarëve në pafundësi mirënjohës për vlerat që prezentuan në fushë aty ku edhe fituan simpatinë nga të gjithë dashamirët e sportit të Republikës së Kosovës dhe më gjër.Trajnerit Munishi dhe stafit të tij për angazhimin e pamohueshëm.Kryetarit Muharremaj për përkrahjen dhe përcjelljen që kishte për Klubin.Stafit dhe kryesisë së Ballkanit për punën e palodhëshme.Suharekë të jam mirënjohës në përjetësi për të gjitha që më dhe.Urime fillimi i sezonit 2020/21!Urime për të gjithë klubet e Superligës Zoti n’a ndihmoftë,gjithëmonë dhe gjithëherëNa priftë e mbara Suharekë
Vet-aksident me fatalitet në Suharekë – humb jetën një përson
Doberdolan, Suharekë – 22 Nëntor 2024, ora 18:15 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Doberdolan, ku një grua