Pesë raste të dhunës familjare janë raportuar dje në Policinë e Kosovës, ndërsa të gjitha ankueset janë të gjinisë femërore.
Rastet e dhunës familjare kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Gllogoc, Suharekë dhe Mitrovicë e Jugut.
Gratë të cilat janë sulmuar fizikisht kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara e cila e kishte sulmuar një grua në Mitrovicën e Jugut është fërguar në kontroll në repartin e neuropsitarisë në QKUK.
Raporti i Policisë së Kosovës:
DHUNË FAMILJARE
· Podujevë 19.09.2020-22:00.Me datën 20.09.2020 viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
· Prishtinë 20.09.2020-08:54. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa ankuesja, tani po ashtu e dyshuar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
· Gllogoc 20.09.2020 – 15:14. Raportohet se një femër dhe një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara lirohet, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Suharekë 20.09.2020-03:10.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Mitrovicë Jugu 19.09.2020-23:27.Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në kontroll në repartin e neuropsiatrisë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.
/Gazeta Express/