Po rregullohet rruga në fshatin Çadrak
Kanë filluar punimet në ndërtimin e rrugës në fshatin Çadrak, në lagjen “Vrella” e cila rrugë është me rëndësi për banorët e këtij fshati.Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, e ka vizituar fshatin Çadrak dhe ka takuar banorët e kësaj lagje dhe ka bashkëbiseduar me ta. Ai gjatë mbikqyrjes së punimeve u shpreh: “Punimet vazhdojnë në rregullimin e infrastrukturës rrugore në Çadrak në Lagjen “Vrella”.“Ne do ta kemi kujdesin e duhur që jetesa e qytetarëve të përmirsohet me kushte sa më të mira”.