Shiriti u pre, por ujë nuk ka!
Çfarë t’i them kësaj përveçse mashtrim!Të dashur qytetarë,Më 27 Nëntor të vitit 2019, kryetari Muharremaj në profilin e tij në fcb promovoi fillimin e punimeve për rregullimin e ujësjellësit për fshatin Bllacë. Të gjithë banorët e pritën me padurim implementimin e këtij projekti. Më 21 Gusht të vitit 2020, kryetari Muharremaj preu shiritin e rregullimit të ujësjellësit për lagjet: Bajraktari, Suka dhe Bekteshi.E vërteta është një dhe e vetme.Bllaca dhe banorët e saj nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre nga ujësjellësi i fshatit. As lagjet: Bajraktari, Suka dhe Bekteshi, për të cilat u pre shiriti, nuk kanë ujë.Çfarë t’i them kësaj?Kjo është më shumë se mashtrim!Politikat e tilla duhet ndëshkuar sa më parë.
Urim SUKA