Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Një ditë më pas, familja e tij po bëhej gati për ta kryer ceremoninë e varrimit të trupit të pajetë të Qorrit. Ai u vra me dy plumba, një në kokë e një tjetër në kofshë. Shala sipas organeve të hetuesisë, kishte të kaluar kriminale. Madje disa herë ai kishte qenë edhe në burg. Por, familja e të ndjerit shprehet e revoltuar për këtë veprim të organeve të hetuesisë. Ajo thotë se viktima është dashur të jetë në burg e jo në varr.
Në një shtëpi dy katesh në mesditën e së martës kishte qëndruar Besnik Shala 32- vjeçar i njohur me ndryshe si ‘Qorri’. Ky person sipas zyrtarëve te policisë së Kosovës kishte të kaluar kriminale. Së fundmi ai po kërkohej nga hetuesia për një vepër penale ‘Tentim vrasje’ të cilën dyshohet se ai e kishte kryer para një jave (16 shtator).
Por derisa policia po e kërkonte për arrestim, 32- vjeçari me armë zjarri nga ambientet e shtëpisë së tij kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policor. E edhe zyrtarët policor kanë shtënë në drejtim të te dyshuarit.
Ai u vra në vendin e ngjarjes me dy plumba. Një në pjesën e kokës dhe një tjetër në kërdhokull.
Për vdekjen e këtij personi dhe gjendjen në te cilën ai ka shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka folur për Express, drejtori i spitalit, Afrim Avdaj.
“Në ora 19:40 minuta të datës së djeshme është pranuar një pacient pa shenja jete. Lëndim me armë zjarri i regjistruar dhe konfirmuar nga mjeku kujdestar me plagë në kokë dhe në kofshën e majtë. Mjeku kujdestar për këtë rast e ka konfirmuar vdekjen”, ka deklaruar Avdaj për Express.
Express sot gjatë ditës ka qëndruar në familjen e Besnik Shalës. Ata janë shprehur të revoltuar me zyrtarët policor për mënyrën se si u vra ‘Qorri’.
“Mënyra se si u vra familjari jon është skandaloze. As në kohë të luftës nuk ka ndodhur kështu. Nuk ka qenë zgjidhje vrasja. Ai (Besniku) ka qenë në burg. Pse nuk e kanë mbajt po e kanë lëshu meqenëse ka qenë kriminel?. E me ardh me gjujtë këtu e me na i terrorizua fëmijët kjo nuk është dashtë me ndodhë. Djali nevë na shkoj”, kanë deklaruar për Express nga familja e të ndjerit.
Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Ai fillimisht kishte rezistuar arrestimin nga ana e policisë e më pas kishte gjuajtur në drejtim të tyre edhe me armë zjarri. Policët në vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri Qorrit dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.
Shaban Osmanollaj nga PK-ja e Prizrenit ka deklaruar për Express se i dyshuari kishte vepra të ndryshme kriminale. Ai akuzohej për dy tentim-vrasje. Rastin e fundit për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ka pasur me datë 16 të këtij muaji.
“Personi në fjalë ka qenë i njohur për zyrtarët policorë të Kosovës. Akuzohej për dy raste të tentim-vrasjes. Në lagjen ku ai ka jetuar në vazhdimësi ka shkaktuar probleme. Me datë 16 të këtij muaji ai dyshohej edhe për veprën penale të ‘Tentim vrasjes’, ka thënë Osmanollaj.
Osmanollaj ka deklaruar se tashmë i vdekuri qenë i kërkuar me flet arrest nga Prokuroria në Prizren. I dyshimti ka pasur fletarrest për tentim vrasje.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se Qorri ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë, si dhe dy granata dore.
GE