Gazetarja e “#Gjesit”, Syzana Hajradini, këtë herë ka intervistuar Zv. Ministrin e Punëve të Brendshme njëherësh edhe koordinator i sigurisë kibernetike, Zafir Berisha.
E pikërisht kjo pozitë e fundit e shndërroi atë në personazhin më të përfolur të politikës për momentin.
Ai gjatë kësaj interviste ka treguar se a di të formatizojë kompjuter, a di ta thyej një password, a di më mirë me punu ai me kompjuter, apo Agim Veliu.
Po ashtu tregon se a do të pranonte të hynte në një debat me ekspertët e sigurisë kibernetike.