Kryendeshja e javës së dytë në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar Ballkanit.
Skuadra e Ismet Munishit është përballur sot me Feronikelin e Afrim Tovërlanit në Suharekë, raporton “Zeri.info”.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, vendasit fituan me rezultat të ngushtë 3:2.
Si pas fitores ndaj Besës javën e kaluar, edhe sot pas fitores ndaj Feronikelit, Ballkani ka festuar në një odë burrash.
Trajneri Ismet Munishi së bashku me presidentin e klubit, Arsim Kabashi kanë festuar me këngë rapsodike në një odë.
Trajneri Munishi ka publikuar video live ku shihet një atmosferë tejet festive.
KorrektSport