Xhiroja e 3-të pritet të jetë e zjarrtë, tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët

Xhiroja e 3-të në Superligen e Kosovës në futboll na sjellë ndeshje të zjarrta.

Ndeshjet kryesore pritet të zhvillohen ditën e diele. Prishtina e pret kampionen e Kosovës, Dritën. Ndërsa në ndeshjen tjetër, Gjilani do t’i bëj konak skuadrës së Ballkanit.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për xhiron e tretë, shkruan Gazetasheshi.com

Gjyqtari Selim Isufi do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Drita së bashku me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj, gjyqtar i katërt është Erdall Zasella.

Kurse, ndeshjen mes Gjilanit  dhe Ballkanit do ta drejtoj gjyqtari Genc Nuza me asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, gjyqtar i katërt është Arben Halilaj.

Më poshtë Gazeta “Sheshi” ua sjellë delegimin e plotë:

GSh