THAÇI ZBULON DETAJE NGA BISEDA ME ISH-KRYEMINISTRIN: KURTI MË THA NUK KAM NJERI QË I BESOJ, GLAUKUN E MBAJ NË DISTANCË

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar se cfarë ka biseduar me Albin Kurtin në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës.

Ai tha se i ka propozuar Albin Kurtit sa ishte kryeministër i Kosovës, që këshilltari i tij Bekim Qollaku dhe Glauk Konjufca të punojnë së bashku për dialogun. E sipas Thaçit, Kurti ka thënë se nuk i beson Glaukut, madje e mban në distancë.

“Unë i kam propozuar që Bekim Qollaku të komunikojë me dikën të afërt. Ai tha se unë nuk kam njeri kaq të afërt që i besoj, ai tha se unë punoj veç vet”, ka thënë Thaçi.

“Unë i thash ju lumtë sepse unë nuk mund të punoj pa ekipë. Por, leje Glaukun meqë është i afërt me ju. Ai më tha se “ti e di i kujt është ai”. Tha unë e mbaj në distancë”, shtoi Thaçi.

Të dy janë takuar në fillim të marsit në një takim ku nuk ishin të pranishme mediet.

Thaçi thotë se ka transkripta të plota nga takimi, derisa thotë se Kurti ka pasur disa ide ambizioze.

“Fliste për një lloj federate Kroaci-Bullgari-Mal i Zi- Bosnjë. Nuk e kam kuptuar se cfarë do të thoshte. Por nuk besoj që Kosova e ka luksin për të kërkuar federata e nisma rajonale”, thotë ai nëm Pressing.