Të nderuar miq, siç edhe jeni të njoftuar më nuk do të jem pjesë e AAK-së.
Dorëheqjen time po e manifestoj me heshtje, kjo heshtje nuk nënkupton që nuk kam qfar të flas, por thjesht nuk është në karakterin tim, që pas largimit të hedhë baltë mbi shtëpinë ku isha deri tani.
Ajo që më dhemb është se, kurrë nuk e kam menduar dorëheqjen, kurrë nuk e kam menduar se do vie dita që më te mos jem pjesë e AAK-së. Por nuk u largova, por po detyrohem të largohem, të largohem prej partisë për të cilën kam punuar ditë e natë duke investuar gjithçka nga vetja për gati 12 vite. Nga partia ku qytetaret më besuan që ti përfaqësoj për dy mandate në Asamblenë Komunale në Suharekë, ku për këtë u jam në obligim gjatë gjithë jetës.
E rëndësishme për mua është se ndihem rehat që gjatë këtyre viteve sa isha pjesë e AAK-së askush nuk do të mund të bëjë me gisht nga unë për keq apo për shpërdorim detyre, apo edhe për arsye të tjera, pasi edhe në ditet më të vështira të Aleancës, në zonat e përgjegjësisë ku mbuloja unë, rezultatet ishin gjithmonë me bilanc pozitiv, kjo falë mbështetësve të mi dhe qytetarëve të shumtë, besim qe asnjeherë nuk e kam tradhëtuar.
Pse erdha deri tek ky vendim?
Siç e kam cekë edhe më lartë nuk do të baltos shtepinë ku isha deri më tani, por disa nga arsyet i gjeni tek vargjet e shkrimtarit Petro Marko ku thotë;
Aty ku flet dhe nuk të dëgjojnë,
Ku hanë dhe nuk të japin,
Ngrihu dhe ik, nuk është vendi për ty!
I falenderoj kolegët e AAK-së për bashkëpunimin e deritanishëm.
Poashtu falënderoj mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do të gjej mënyrën për t’ju shërbyer juve dhe interesave të vendit.
Ndersa mandatin tim aktual në Asamblenë Komunale tani e tutje do ta ushtroj si i pavaruar, gjithmonë në mbrojtje të interesit përgjithshem të qytetareve të Suharekës!