Hidroregjioni në aksion në kyqjet ilegale në rrjetin e ujësjellësit!
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sha, gjatë gjithë kohës është duke kontrolluar dhe inspektuar punën në teren duke ekzekutuar planin në rritjen e efektshmërisë, nëpërmjet ekipeve tona përkatëse, në të gjithë zonën e shërbimit : Prizren, Suhareke, Malishevë dhe Dragash.
Ekipet tona në teren janë duke identifikuar keqpërdorime të ndryshme të cilat bëhen në rrjetin tonë të ujësjellësit, përfshirë këtu dhe kyçjet ilegale apo të paautorizuara.
Vetëm gjatë muajit të fundit ekipet e kontrollës gjatë inspektimit, kanë identifikuar 45 kyçje ilegale në rrjetin tonë të ujësjellësit: Prizren 15 raste, Suharekë 13 raste, Malishevë 9 raste dhe Dragash 8 raste. KRU “Hidroregjioni Jugor” Sha , ka bërë shkyqjen e menjëhershme dhe personat përgjegjës do të inicohen në procedura ligjore.
Ju kujtojmë se çdo ndërhyrje – lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit përbën vepër penale, e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Ekipet tona vazhdojnë punën në teren në identifikimin e këtyre rasteve, ndaj të cilëve do hapen edhe procedura ligjore konform ligjit dhe rregulloreve në fuqi.
Shkyqje nga rrjeti i furnizimit do të bëhet edhe ndaj konsumatorëve të cilët kanë akumuluar borxhe ndaj Kompanisë sonë dhe nuk i përgjigjen pagesës së obligimeve të tyre për shërbimet e pranuara nga Kompania jonë.
Falenderojm Policinë e Kosovës në asistimin e saj në aktivitetet tona në keqpërdorimin e ujit të pijes.
Apelojmë tek konsumatorët që të tregojnë përgjegjshmëri në shfrytëzimin e drejtë të shërbimeve nga rrjeti i ujësjellësit të KRU “Hidroregjioni Jugor” Sha.
Në foto mund të shihni shkyqjen tek konsumatori ne rrugën “Uk Bytyqi “ ne Prizren, i cili për vite të tëra ka keqpërdor ujin e pijes në thertoren e tij