Munishi: Loja ishte e fortë, barazimi epilog real

Klubi Futbollistik “Gjilani” nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbin e zhvilluar me Ballkanin, shkruan Gazetasheshi.com

Ndeshja përfundoi pa gola 0:0. Të dyja skuadrat kishin mundësi të mira në këtë takim por pa arritur për të konkretizuar me gol, shkruan Gazetasheshi.com

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi për “Art Sport” ka thënë se bën lojë të mirë, derisa barazimi ishte epilog real.

“Ishte paraqitje e mirë, jam i kënaqur me luftën në fushë. Kishim një kundërshtar të fortë përballë. Dyja skuadrat kishim raste por them se me pak fat ndoshta edhe kishim mundur te fitojmë edhe pse them se rezultati i barabartë ishte real. Mendoj se ishte lojë e fortë dhe korrekte në fushë dhe them se me kësi ndeshje futbolli shkon përpara”, ka thënë Ismet Munishi.

/GazetaSheshi/