Zëvendësministri Ramadani me ftesë të Unionit të Turizmit të Kosovës, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar me rastin e ditës botërore të Turizmit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ramadani në një shkrim në llogarin e tij ‘Facebook’.
Ky është postimi i plotë:
Si Zëvendës Ministër i Tregtisë dhe Industrisë, me ftesë të Unionit të Turizmit të Kosovës, sot mora pjesë në konferencën e organizuar me rastin e ditës botërore të Turizmit. Me këtë rast, pata nderin ti drejtohem të pranishmëve me një fjalim, ku prezentova punën qe po bënë MTI, për të ndihmuar sektorin e Turizmit për tejkalimin e gjendjes së krijuar në këtë sektor si rezultat i pandemisë COVID 19.