Task – Forca për arsim e Komunës, pas rasteve të paraqitura të tre punonjësve të arsimit me COVID-19, sot ka mbajtur takimin ku ka nxjerrë këto rekomandime:
- Vazhdimi i mësimit është nën kontrollë dhe po vazhdohet sipas rregullave dhe masave të caktuara nga MASH.
- Apelohet tek prindërit që të kenë kujdesin e duhur, që fëmijët ti vetëdijësojnë me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga virusi Covid 19.
- Të gjitha shkollat i kanë përgaditjet e duhura, e po ashtu edhe institucionet shëndetësore janë në shërbim dhe funksion të menagjimit sa më të mirë.
- Secili rast i cili mund të paraqitet me virusi Covid -19, si tek mësimdhënësit e poashtu te nxënësit, ekziston mekanizmi për menagjimin e situatës në secilën shkollë nga task-forca e organizuar në secilën shkollë.
- Do të zëvendësohet secili mësimdhënës i cili momentalisht është i prekur nga virusi sipas vendimeve të caktuara nga MASH.
- Ekziston ekipi mjekësor mobil i cili vazhdimisht është në teren dhe po punohet në menagjimin e kësaj situate.