Në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, sot kemi ndarë mjete financiare në vlerë prej tetëdhjetë e shtatë milionë euro (87,000,000 €).
Këto mjete do të dedikohen për financimin e sektorëve të rëndësishëm ku përfshihen ndërmarrësia, bujqësia, kultura, rinia dhe sporti, skemat sociale, barazia gjinore, zhvillimi i balancuar rajonal, ndërmarrjet publike dhe komunitetet.
Në javët në vijim do të ndahen mjete tjera nga programi për rimëkëmbje ekonomike për të fuqizuar stabilitetin socio-ekonomik në vendin tonë.