Dy persona janë arrestuar pasi e kanë sulmuar fizikisht një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:30 në fshatin Savrovë, të Suharekës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, kurse tjetri dërgohet në mbajtje 48 orë”, thuhet në raport.
/Telegrafi/