Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë me bindje të plotë që janë konfirmuar aktakuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan GazetaBlic.
Në një intervistë për EXPOSE – prodhim i GazetaBlic, Zeka thotë se pas konfirmimit të aktakuzës që sipas tij kanë ndodhur ndaj Thaçit dhe Veselit, tashmë mbetet të shihet si do të vendos gjykata për marrjen e tyre.
Ai ka shtuar se pritet vendimi i gjykatës speciale, se a do të vendos për arrestimin e Thaçit dhe Veselit, apo këta të dy do të shkojnë në mënyrë vullnetare në Hagë.