Pas një aksidenti të rëndë me traktor dje në Klinë ka ndërruar jetë, Vllaznim Mustafa.
Lajmin për të e kanë bërë të ditur të afërmit e tij në rrjetin social në “Facebook”, transmeton IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.
Për detaje të tjera do të ju informojmë”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova./IndeksOnline/