Policia e Kosovës ka njoftuar se dy raste të rrahjes mes personave të mitur kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë.
Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Luigj Gurakuqi” kurse tjetri në rrugën “Skënderbeu”.
“Rr. Luigj Gurakuqi, Suharekë 30.09.2020 – 13:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pas një mosmarrëveshje të më hershme, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Skënderbeu, Suharekë 30.09.2020 – 10:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/