Edhe sot kanë vazhduar takimet me qytetarë
Takimet me qytetarë, Komuna e Suharekës po i vazhdon si zakonisht çdo të enjte. Këtu vijnë qytetarët dhe takohen me kryetarin e Komunës. Edhe sot kanë vazhduar takimet me qytetarë, të cilët i ka pritur nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, duke dëgjuar të gjitha kërkesat e qytetarëve dhe për secilën kërkesë ka dhënë përgjigje në saje të mundësive që ka Komuna. Gjatë takimit janë respektuar edhe masat për mbrojtje nga pandemia COVID 19. Nënkryetarja Suka ka shtuar se: “Takimet me qytetarë Komuna do të mbajë në vazhdimësi, sepse zëri i qytetarit duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre duhet të shqyrtohen një nga një”