Edhe një tekst tjetër skandaloz nëpër librat shkollorë

Fotografia e mëposhtme është një faqe nga libri i leximit për klasën e tetë, i autorit Kujtim Rrahmani.
Në ilustrim shihet një gjel (në rolin e burrit) që ka kapur për fyti pulën (gruan). Pranë tyre qëndron një vezë nga e cila ka dalur një elefant.

Fëmijve u kërkohet të rrëfejnë se çfarë shohin në ilustrim. Që do të thotë, se nga fëmijët pritet të spjegojnë se si pula e ka tradhëtuar gjelin, ka sjellë në jetë një fëmijë jashtmartesor, për çka gjeli tani ushtron dhu*në mbi të.

Nuk do mend se përmbajtje të këtilla janë të papranueshme të jenë pjesë e librave shkollorë, për nxënës të shkollave fillore.

Ky është vetëm një nga shembujt e shumtë skandalozë që gjenden nëpër librat shkollorë.

/supergrate.net