Me 9 dhe 10 tetor, QKMF në Prizren organizon kontrolle për zbulimin e kancerit të gjirit

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, njofton se në këtë institucion të KUjdesit Parësor Shëndetësor në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit dhe aktiviteteve të parapara, QKMF me datën 9 dhe 10 Tetor, organizon kontrollë rutinë (chek-up) për zbulimin e kancerit të gjirit. Chek-up përfshinë:

  • EHO e gjirit
  • mamografinë e gjirit
  • analizat laboratorike
  • tumor markerët.

Terminet bëhen në QKMF në repartin e Radiologjisë dhe në numrin e telefonit 045271011.

Numri i pacientëve është i kufizuar.

Chek-upi bëhet gratis, njofton drejtori Elezkurtaj.

/tvprizreni.info/