Superliga e Kosovës në futboll sot vazhdon me ndeshjet interesante në kuadër të xhiros së pestë.
Klubi Futbollistik “Ballkani” do t’i bëj konak skuadrës ‘kuqezi’ të Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com
Në këtë ndeshje pritet të debutoj edhe përforcimi i madh në afatin veror te skuadra e Ismet Munishit.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Bajram Jashanica, i cili u transferua nga Skënderbeu i Korçës.
“Gati për ndeshjen time të parë në këtë sezon”, ka shkruar Jashanica në një ‘story’ të publikuar.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim nga ora 15:00.
/Gazeta Sheshi